Foshnja e parë në Shkup është femër


Foshnja e parë e lindur në vitin 2018 në Shkup është femër, njoftoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Krizat.

Foshnja ka lindur një minutë pas mesnate në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup.

Bëhet fjalë për fëmijën e parë të Borjana Radevskas nga Shkupi. Fëmija peshon tre kilogram dhe 70 gramë dhe është e gjatë 49 centimetra.