“Fortesa- Target”, anulohet, gjykatësi Goran Boshevski tërhiqet nga lënda


Sasho Mijallkov, Gordana Jankullovska, Toni Jakimovski dhe disa të tjerë të akuzuar për përgjimin e paligjshëm, sot u ulën në bankat e të akuzuarve por gjykimi megjithatë nuk filloi as sot, raporton SHENJA.
Shkak për anulimin e seancës ishte fakti se gjykatësi Goran Boshevski, i cili ka qenë i caktuar paraprakisht si gjykatësi i lëndës “Target-Fortesa”, është tërhequr nga lënda pasi ai ka marrë pjesë në vlerësimin e aktakuzës për këtë lëndë, dhe këto dy gjëra nuk guxojnë të bien ndesh. Të akuzuar në këtë lëndë janë edhe ish shefi i tij i kabinetit të Mijallkovit Toni Jakimovski, dhe të arratisurit Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski. Mes 12 të akuzuarve është edhe Vlladimir Varelov, agjent në DSK, indentitetin e të cilit e ka shfrytëzuar Grujovski për tu arratisur nga Maqedonia. Për rastin “Target- Fortesa” është zhvilluar vetëm një seancë gjyqësore deri më tani, por edhe ajo ka qenë e natyrës përgatitore. Lënda do ja fillojë nga e para prej 27 marsit, kur gjykatësja e re e këtij procesi, Xheneta Begtoviç, caktoi të fillojë gjykimi. /SHENJA/