Flet “Fenomeni”, Real Madrid apo Liverpool fiton Championsin?


Ronaldo ka parashikuar finalen e Ligës së Kampionëve, Real Madrid – Liverpool.

Nesër në Kiev të Ukrainës luhet finalja e Champions League ku do të përballen klubi i Liverpool me klubin spanjoll Real Madrid.

Ronaldo Luis Nazario de Lima apo i njohur vetëm si “fenomeni” ka bërë një parashikim të finales së Champions League ku supas tij Real Madrid shpallet kompione për të 13-tën herë.

“Rezultati im është 3-2 për Madridin”, ka thënë fillimisht Ronaldo për El Partidazo de COPE.

“Nëse fitojnë finalen do të jetë një ngjarje e historike për klubin e tyre. Jam shumë optimist” shtoi më pas legjenda e Brazilit.