Flet dëshmitari se si u ble Mercedesi i Gruevskit


Në seancën e sotme në Gjykatën Penale për lëndën e PPS-së “Tanku” dëshmoi një punonjës në Agjencinë për Zbulim, i cili në vitin 2012 ka qenë sekretar shtetëror për menaxhimin e burimeve njerëzore në kabinetin e ministrit të Punëve të Brendshme.

Ai kërkoi që publiku të mos marrë pjesë në seanca sepse, siç tha ai, ka punuar në Agjencinë për Zbulim dhe se mund të zbulojë sekrete shtetërore, por gjykatësja Dobrilla Kacarska e ka refuzuar këtë propozim.

Prokurorët e PPS-së ishin kundër kësaj kërkese, sepse siç tha Gavrill Bubevski nga PPS-ja, nuk kanë paraparë të parashtrojnë pyetje sa i përket sigurisë të shtetit.

Dëshmitari tha se ka qenë anëtar i Komisionit për Furnizime Publike, i cili ka vendosur për blerjen e mercedesit gjithashtu theksoi se Komisioni ka përcaktuar se oferta është në përputhje me specifikimin dhe se ka arritur vetëm një ofertë e cila i përmban të gjitha elementet.

Në seancën e sotme duhet të dëshmojnë pesë dëshmitarë të propozuar nga Prokuroria Publike Speciale. Në rastin “Tanku” për keqpërdorim të detyrës zyrtare ndërsa janë akuzuar ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulovska dhe ish ndihmësi i ministrit në MPB, Gjoko Popovski, për blerjen e “mercedesit” luksoz me vlerë prej 600 mijë eurosh.

Sipas aktakuzës, në periudhën prej shkurtit deri në fund të tetorit të vitit 2012 Nikolla Gruevski si person zyrtar ka përdorur ndikimin dhe pozitën zyrtare dhe ka kërkuar nga ministrja Jankullovska të bëjë furnizim publik ku MPB-ja do të blejë automjet të blinduar “Mercedes“, modeli “C-600“ ndërsa në procedure është favorizuar operatori ekonomik M.A. DOOEL, agjent i përgjithshëm dhe distributor i veturës nga marka “Mercedes“. /albeu.com/