Fleckenstein: Nuk mendoj se Hungaria do ti jep azil Gruevskit


Eurodeputeti Knut Fleckestein, thotë se autoritetet hungareze nuk do të miratojnë kërkesën e Gruevskit për azil politik.

Përmes një postimi në Twitter, ai shkruan se ka pasur mendimin se Viktor Orban asnjëherë nuk ka miratuar kërkesat për azil në vendin e tij.

“Vështirë mendoj se Qeveria e Hungarisë do të miratojë kërkesën për azil politik për ish-kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevski. Për një gjë, Gruevski mund të jetë i sigurt për një proces të rregullt në Shkup dhe e dyta, çdo herë kam menduar se Orban nuk pranon kërkesa për azil në vendin e tij”, shkruan Fleckenstein.

Përndryshe, ish-kryeministri Nikolla Gruevski gjatë ditës së djeshme përmes një postimi në Facebook njoftoi se gjendet në Budapest dhe se ka kërkuar azil politik nga autoritetet hungareze./Gazeta e Pavarur