Drita e celularit tregon grimin e tepërt të Flaka Krelanit


Një këngëtare dhe “bishë” e ekranit si Flaka Krelani, ndoshta nuk e ka nevojën të tregojë kaq shumë e me kaq “ndriçim”.

Pavarësisht se, ajo në këtë foto ka pozuar në një natë e në një mjedis jete nate, ndoshta grimieren ose veten duhet ta qortojë rëndë.

Sepse i famshmi “ndriçues mollëzash”, i cili aq shumë është përhapur në grimin e personazheve VIP, në këtë rast është joprofesional dhe më tepër nga ç’duhet.

Flaka duket sikur po merr zjarr në faqe e gushë dhe dritat e celularit e “kanë marrë në qafë”, duke ia zbuluar këtë gabim./Albanian Free Press