Finlanda do të kërkojë nga BE-ja heqjen e llogaritjes verore të kohës


Qeveria finlandeze paralajmëroi se do të parashtrojë kërkesë deri te Bashkimi Evropian që të hiqet llogaritja verore e kohës, pasi 70.000 qytetarë finlandezë këtë e kërkuan përmes peticionit.

Ministrja finlandeze e Transportit dhe Komunikimeve En Berner deklaroi se qëllimi i kërkesës së llogaritjes verore të kohës të hiqet mbarë BE-në.

Sipas iniciatorëve të kërkesës, ndryshimi në llogaritjen e kohës shkakton prishjen e gjumit, uljen e efikasitetit në punë, ndërsa mund të shkaktojë edhe probleme shëndetësore.

Nga ana tjetër, finlandezët thonë se në veri të Evropës nuk ndjehen pothuajse kurrfarë përfitimesh nga ndryshimi i kohës.