Fillon takimi mes Selës dhe Zoran Zaevit

Sapo filloi takimi i planifikuar mes Liderit të “Aleancës për Shqiptarët” Ziadin Sela dhe kryeministrit Zoran Zaev në ndërtesën e Qeverisë. Për gazetarët Sela shkurt paralajmëroi se deklaratë do të jep pas takimit.
Ky takim është vendimtar pasiqë do të dihet dhe zyrtarisht se a do të mbetet Sela dhe Aleanca pjesë e kabinetit qeveritar ose kryeministri Zoran Zaev do të duhet të troket në dyert e PDSH-së dhe Menduh Thaçit. Siç tanimë dihet, në deklaratat e fundit, Sela insistonte që “Shëndetësia” të vazhdon të menaxhohet nga kuadrot e koalicionit të tij, ndërsa nga Qeveria dje zyrtarizuan Venko Filipçe si kandidat pikërisht për postin e Ministrit të Shëndetësisë.
Ajo që dihet është se në deklaratë për TV 21 kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në mënyrë kategorike refuzoi çdo ulje në tryezë të përbashkët me Aleancën dhe Lëvizjen Besa.