Fillon marshi për nder të festës së flamurit në Tetovë


Edhe këtë vit mbahet marshi tradicional për nderë të Ditës së Flamurit Kombëtar që organizon SHB “SYTË E SHARRIT” nga Tetova.

Marshi ka filluar sot në mëngjes ndërsa do të realizohet në relacionin: Tetovë-Sellcë-Guri i Kuq. Pjesëmarrës në marsh janë bjeshkatarët nga Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës.

“Një mundësi për të festuar bashkë me të gjithë adhuruesit e ngjitjes në male, për të qenë NJË, për të valëvitur FLAMURIN KUQ E ZI, të vetmin që nuk njeh dallime gjinore, krahinore, fetare, politike…Sot bashkë në këtë marsh jenë marshistë nga të gjitha trojet shqiptare…Të na roj për jetë e mot flamuri Ynë “, ka shkruar në rrjetin social Facebook njëri nga organizatorët e marshit.