Fillon kontrolli në Listën zgjedhore për votim jashtë vendit, do të zgjasë deri më 14 mars


Kontrolli në Listën zgjedhore për votim jashtë vendit për zgjedhjet presidenciale, rrethi i parë i të cilave mbahet më 21 prill, filloi dje dhe do të zgjasë deri më 14 mars.

“Thirren shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut në (ceket shteti) të cilët dëshirojnë ta realizojnë të drejtën e tyre të votës, të bëjnë kontroll në ekstraktet e posaçme nga Lista zgjedhore në hapësirat e Përfaqësive diplomatike-konsullare në (ceket shteti dhe qyteti) në (ceket adresa e PDK) në periudhë prej 23 shkurtit deri më 14 mars të këtij viti. Gjatë kontrollit shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut identifikohen para personit kompetent me dokument valid udhëtimi apo letërnjoftim valid të lëshuar nga organi kompetent i vendit”, ceket në kumtesën e sotme të KSHZ-së.

Kontrolli mund të bëhet edhe përmes faqes së internetit të KSHZ së, http://www.sec.mk.