Fillon gazeta e re e përditshme “E pavarur”


Fillon gazeta e re e përditshme “Gazeta e pavarur”. Hapësira informative në Maqedoni nga nesër do të jetë e pasur edhe me një portal të ri informativ në tre gjuhë: maqedonisht, shqip dhe anglisht.

“Gazeta e pavarur”, me dinamikën e një gazete të përditshme, nga e hëna, 27 nëntor, do të shpërndahet në Shkup dhe në më shumë qytete në Maqedoni, përmes rrjetit të saj.

“Gazeta e pavarur” është gazetë e përditshme falas, ndërsa qytetarët do të arrijnë tek kopjet e para në më shumë udhëkryqe dhe vende të frekuentuara në Maqedoni.

Për një kohë të shkurtër gazeta do të duhet të gjendet në rrjetin tregtar, në lokale të shitjes me pakicë,  kiosqe, hotele, restorante, kafene dhe kudo që do të ketë interes për gazetën.

“Lexuesve në Maqedoni do të përpiqemi t’ju sjellim një perspektivë më ndryshe dhe një këndvështrim tjetër për ngjarjet në vend dhe nga bota. Kjo do të thotë se do të ketë tema aktuale, të përpunuara nga gazetarë, nga aspekte të ndryshme, mendime të ndryshme, analiza të thella, mendime, nga perspektiva për të cilat mendojmë se duhet të fitojnë publicitet.

“E pavarur” do të jetë e pasuruar me opinione  dhe kolumna të ndryshme, por edhe figura të reja në skenën shoqërore në vend. Politika redaktuese është pasqyruar me sloganin tonë: Lexo të vërtetën, qëndro i pavarur!”, deklaroi Sllobodanka Jovanovska, kryeredaktore e gazetës.

Koncepti i gazetës është që të përpunohen lajme dhe tema nga politika, ekonomia, kultura, jeta shoqërore, sporti, shoubizi, e gjithë ajo që paraqet sfidë për publikun. Redaksia e gazetës “E pavarur” është kombinim i gazetarëve me përvojë dhe gazetarëve të rinj.

“E pavarur” do të dalë pesë ditë në javë, nga e hëna deri të enjten në 16 faqe ndërsa numri i së premtes do të jetë në 24 faqe, me atë që në të gjitha botimet do të ketë tre faqe në gjuhën angleze.