Fillon debati për ndryshimet kushtetuese


Me 40 minuta vonesë fillon mbledhja e Komisionit për çështje kushtetuese. Prezent shumica e anëtarëve dhe deputetët e VMRO-së. Në sallë edhe kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov. Disa anëtarë përfshi edhe Liljana Poposkën nuk marrin pjesë, por zëvendësohen nga zëvendësit e tyre. Në seancë është i pranishëm edhe kryeministri Zoran Zaev.

Komisioni debaton reth të vetmes pikë të rendit të ditës, ndryshimeve kushtetuese.

Rendi i ditës u miratua me 9 vota pro dhe 7 kundër, të përmbajtur nuk kishte asnjë anëtarë.

Propozim për nismë për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë. Qeveria dorëzoi propozim për nismë për ndryshimet kushtetuese. Debati mund të zgjas më së shumti 10 ditë punë./Gazeta e Pavarur