Filloi samiti midis Trampit dhe Kimit, me shtrëngim duarsh dhe me buzëqeshje


Samiti i dytë i liderëve të Koresë së Veriut dhe SHBA-së, Kim Xhong-un dhe Donald Tramp  filloi sot në Hanoj me shtrëngim duarsh dhe me buzëqeshje.

Të dy liderët u përshëndetën para flamujve të vendeve të tyre në hotelin “Metropol” në kryeqendrën e Vietnamit.

“Gëzohemi për takimin, të dyja palët”, deklaroi Tramp.

Në pyetjen nëse ai mundet që formalisht t’i japë fund luftës koreane, Trampi tha ” Do të shohim se çfarë do të ndodhë, por duam që të bëjmë diçka të madhe”.

Pritet, takimi, tet-a-tet” të zgjatë 20 minuta, ndërsa më pas do të pasojë darka e punës në të cilën do të jenë të pranishëm edhe anëtarët e tjerë të të dy delegacioneve.

Ky është samiti i dytë i Trampit dhe Kimit. I pari u mbajt në Singapor në qershor të vitit të kaluar.

Tramp dhe Kim do të kenë takim edhe nesër.