Filloi intervista e 57-të kandidatëve për përbërjen e re të Komisionit për Antikorrupsion


Filloi intervista e kandidatëve për shpalljen e emërimit të kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Intervistën e zhvillon Komisioni për Përzgjedhje me të cilin kryeson Muhamd Zekiri, ndërsa zhvillohet në seancën e Komisionit të Kuvendit për  Çështjet e Zgjedhjeve dhe Emërimeve.

Do të intervistohen 57 kandidatë, ndërsa nëse dikush nuk vjen në intervistë do të konsiderohet se ka hequr dorë. Në shpallje janë paraqitur gjithsej 80 kandidatë prej të cilëve për 22 është konstatuar se nuk kanë dokumentacionin përkatës.

Kryetari i Komisionit për Përzgjedhje të kandidatëve vlerëson se procesi  i intervistimit të kandidatëve duhet që të përfundojë deri të mërkurën.

Intervistat do të bëhen nga përfaqësues të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, Unionit Ndërparlamentar dhe shoqatave të qytetarëve që merren me luftën kundër korrupsionit.

Shpallja për paraqitjen e kandidatëve u publikua në Kuvend dhe zgjati nga data 22 deri në 27 të muajit të kaluar. Siç citohet në shpallje, zgjidhen kryetari i komisionit dhe gjashtë anëtarë me mandat pesëvjeçar, të cilët nuk do të kenë të drejtë për rizgjedhje. Gjatë përzgjedhjes, sipas Ligjit të ri për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit, do të zbatohet parimi i përfaqësimit adekuat dhe të barabartë dhe parimi i përfaqësimit të barabartë gjinor.

Ligji i ri për Parandalimin e Korrupsionit parashikon që krytear dhe anëtarë të KSHPK-nuk mund të zgjidhet person i cili në 10 vitet e fundit ka qenë donator i një partie politike, deputet ose anëtar i Qeverisë. Gjithashtu anëtarët e rinj duhet të kenë gjashtë vjet përvojë pune në fushën e zbulimit ose parandalimit të korrupsionit, sundimit të ligjit dhe të kanë përfunduar studime juridike, ekonomike, politike ose të komunikimit.

Afatet për zgjedhjen e përbërjes së parë të komisionit kundër korrupsionit sipas ligjit të ri janë shkurtuar në mënyrë që komisioni i ri të mund të formohet përpara fillimit të fushatës për zgjedhjet presidenciale.

Paraprakisht ishte zgjedhur Komisioni shtatë anëtarësh për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetar dhe anëtarë të Komisionit Shtetëror për Pengimin e Korrupsionit. Nga radhët e deputetëve ky komsionin përbëhet nga Muhamed Zeqiri LSDM-së, BDI Artan Grubi, Zoran Ilijoski VMRO-DPMNE dhe Vlladanka Aviroviq nga grupi i pavarur parlamentar i VMRO-DPMNE-së, ndërsa Dragi Celevski ka qenë i nominuar nga Avokati i Popullit, ndërsa Sabina Fakiq dhe Besim Nebiu si përfaqësues të shoqatave apo fondacioneve të emëruar për anëtarë të Këshillit për bashkëpunim mes qeverisë dhe shoqërisë civile.