Fillimi i fundit i problemit me emrin?


Negociatat për zgjidhjen e çështjes së emrit hyn në fazë të re. Kryeministri Zoran Zaev nga Samiti i BE-së në Sofje për Ballkanin Perëndimor deklaroi se homologun grek kanë arritur të veçojnë një opcion si zgjidhje e mundshme e çështjes 27-vjeçare rreth emrit. Sipas Zaevit, ky propozim ka arritur nga pala maqedonase.

Vallë deklarata e fundit e kryeministrit Zaev paralajmëron fundin apo zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë që zgjat 27 vite? Analistët në dekalratat e tyre për “Nezavisen Vesnik” janë optimist se Maqedonia në kohë do ti bëjë detyrat që janë ndarë nga Komisioni Evropian.
Analisti politik Petar Arsovski vlerëson se Maqedonia është në pozitën më të mirë të mundshme që nga fillimi i kontestit para 27 viteve.

“Tani topi është në anën e opnionit në vend dhe Greqi, ku elitat politike duhet të gjejnë forca dhe gjuhë të përbashkët për të pranuar kompromisin sepse është e dukshme se ky opcion është i pranueshëm për dyja palët. Nëse dihet fakti se qëndrimet ishin shumë të ndryshme në fillim të negociatave dhe fakti se Cipras dhe Zaev janë optimist duhet të pralajmëron se zgjidhja e fundit duhet të jetë e dinjitetshme për dy shtetet. Prapseprap kjo çështje u bë e rëndësishme në agjendën e brendshme dhe mund të bëhetë vegël për pikë politike, domethënë të gjitha opcionet janë të hapura. Por kjo gjithsesi është pozita më e mirë që Maqedonia ka në 25 vitet e fundit”, deklaroi Arsovski.

Mirëpo në rast se dështon marrëveshja rreth opcionit të përmendur, Arsovski mendon se duhet të vazhdojnë negociatat mirëpo nuk beson se ka forcë politike në vend që do ta merr përgjegjësinë dhe ta kundërshton marrëveshjen.

Analisti politik Qenan Aliu hapat e Zaevit i cilëson si të guximshëm dhe konkret që kanë bërë faktori ndërkombëtar ti bëjë shtypje Greqisë.
“Duhet kuptuar se çështja është tejet komplekse. Mbase edhe është si kontekst sui generis për praktikat e institucioneve ndërkombëtare. Ndaj mendimin se eventualisht së pari çështja do të notohet me firmosjen e një marrëveshje ndërkombëtare e cila kuptohet do të duhet të ratifikohet nga parlamentet e palëve në kontest madje të njëjtën do të duhet ta verifikojnë edhe organi përkatës në OKB dhe Këshilli i Sigurimit. A ks kohë deri në Samitet e BE-së dhe NATOS për korrik? Mendoj se është tejet e ngushtë, megjithate, marrëveshja si kompromis do të përfshinte akcesin në dyert e hapura të Natos për Maqedoninë konform konkluzionit të samitit në Bukuresht , me klauzolë që të përcaktohet e data për hapjen e negociatave me BE-në, ndërkaq si ekuilibrim të kompromisit për Greqinë do të ishte nevoja e paqetërsueshme e ndryshimit të kushtetutës në një dinamikë kohore të nënvizuar në marrëveshjen për përdorim Erga omnes të emrit, ndërkaq pa mundësinë e detyrimit të shteteve të cilat kanë njohur Maqedoninë me emrin aktual kushtetues për revidimin e vendimeve të tyre. Samiti në Sofje do të ndikojë që të shtyjë procesin përpara, mbase edhe zhvillimi i bisedimeve nën ombrellën e agjendës ,,Zhan Mone,, do të ndikojnë në gjetjen dhe shpërfaqjen e klimës politike për vendime kaq të vështira në një ambient plural të mendimeve dhe emocioneve. Megjithate në politikëështë gjithçka e mundshme.Zgjidhja e kontestit mund të dështojë vetëm nëse fuqitë e mëdhaja i rrotullojnë fushat e interesit në të kundërtën koha është për zgjidhje. Zaev në këtë rrugëtim bëri hapa konkret në politikën e jahstme me të cilat e bëri që faktori ndërkombëtarë dhe fuqitë e mdhaja të drejtojnë trusnitë diplomatike më shumë ka fqiu jugorë. Kjoduhet pranuar. Asnjëherë këto 27 vite nuk është negociuar për këtë kontekst por vetëm ka patur takime protokallre ku është biseduar por pa negociuar sesi të zgjidhet ky problem. Thonë se hilet historike edhe hilojnë ndonjëherë. Emri Maqedonija realisht ka patur pretencën e aspektit GJEOGRAFIK mirëpo pas pluralizmit establishmenti politik shtetëror i këtij vendi fatkeqësisht këtë pretencë gjeografike e glorifikoi dhe përvetësoi duke krijuar supremacion etnik karshi shqiptarëve”, deklaroi Aliu.

Mirëpo nuk është problem vetëm emri, përshkak se faktori ndërkombëtar nga afër ndjek plotësimin e reformave në vend. Siç dihet vërejtjet rreth gjyqësorit, administratës, agjencionet e kundërzbulimit dhe proceset demokratike Qeveria nën dirigjimin e Zaevit duhet ti eliminoj nëse dëshiron ftesë për anëtarësim në familjen evropiane.

Blerim Ismaili