Filipov: Konsideroj se do të isha kandidat i mirë konsensual për president

Konsideroj se do isha kandidat i mirë konsensual presidencial dhe e di se çfarë duhet të bëj nëse zgjidhem, deklaroi sot Gjorgji Filipov, kandidati i vetëm i cili u paraqit në shpalljen partiake të LSDM-së qeveritare për  zgjedhjet e presidentit të shtetit.

Lidhur me shanset që mund të zgjidhet, Filipov tha se nuk i ka parë kandidatët e tjerë as të propozuar dhe se është më mirë që të presim dhe të shikojmë se si do të përfundojë e gjithë procedura.

I pyetur për komentin lidhur me mundësinë për kandidatë të tjerë të rinj për presidentë, edhe pse ai është i vetmi kandidat i paraqitur në thirrjen publike të LSDM-së, Filipov tha se procesi i  vetëkandidimit ka përfunduar dhe tani është procesi i kandidimit të organizatave  bazë të Lidhjes Socialdemokratike.

“Në procedurë qëndronte se organizatat bazë do të mund të paraqesin kandidatë dhe se afati i tyre është pak më i gjatë se ata që kandidohen vetë. Unë u ndjeva gatshëm që vetë ta bëj këtë. Do të më vinte mirë nëse edhe nga organizatat  themelore ekziston propozim. Përgatita një program, i prezantova  pikat dhe publikisht thashë se si do të punoj. Do të njoftoj detajet, nëse  zgjidhem, nëse jo unë do të vazhdoj edhe më tej të punoj në interes të dashurisë, tolerancës, bashkëjetesës dhe përparimit, pa marrë parasysh nëse do të jem kandidat në këto zgjedhje apo nuk do të jem. Normalisht është më mirë që të jem, sepse do të kem mundësi më të madhe të bëj me të vërtetë diçka, deklaroi Filipov, para promovimit të librit të tij “Ngjitja mbi retë”.

I pyetur se pse pikërisht tani është promovimi i librit të tij, Filipov, tha se kjo është vetëm një rastësi, e cila ndoshta është edhe e mirëseardhur  që të kujtohen njerëzit në atë që duhet në përgjithësi të orientohemi  në fushatat tona.

Gjorgji Filipov është doktor i shkencave teknologjike. Ka diplomuar në Fakultetin Mekanik pranë Universiteti Shën Cirili dhe Metodij në Shkup në vitin 1981, ndërsa ka doktoruar në vitin 1998 në të njëjtin Universitet. Ishte ambasador i Maqedonisë dhe i Gjermanisë  (2005-2010) dhe i Austrisë (2010-2014).