Filipçe: Zgjidhet problemi me mungesën e gjinekologëve

Komisioni nga Ministria e Shëndetësisë me gjinekologë me përvojë ka bërë kontroll dhe i vizitoi të gjitha institucionet shëndetësore ku ka mungesë të gjinekologëve. Do të jepen leje që këto institucione sërish t’i kthejnë dispenzerët gjinekologjik, ndërsa gjinekologët të cilët punojnë në spitale të mund të japin shërbime si gjinekologët amë gjegjësisht për nivel parimor. Në këtë mënyrë do ta shfrytëzojmë numrin aktual të gjinekologëve, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai tha se beson se me këtë masë dhe pranimin e mjekëve të rinj të cilët do t’i përfundojnë studimet, ata do ta gjejnë veten dhe do të duan të specializojnë edhe në fushë.

“Biseduam me shumë institucione ndërkombëtare dhe Bankën Botërore e cila bën vlerësimin e sistemit në nivel parimor, ndërsa u përfshinë edhe para 10 viteve në implementimin e reformës në këtë nivel. Atëherë u zhvillua sistemi i kapitalizimit dhe mjekëve amë, megjithatë në disa qytete jemi përballur me mungesë serioze dhe praktikisht nuk ka në Krushevë, Demir kapi, Makedonski Brod dhe Probishtip”, shtoi Filipçe.