Filipçe: Tashmë kërkohet zgjidhje për problemet e mjekëve amë

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe i cili sot ka marrë pjesë në Akademinë solemne të Universitetit “Goce Dellçev” ka thënë se periudhën e kaluar ka pasur më shumë takime me mjekët amë, të cilët kanë më shumë kërkesa adresuar deri te Fondi për Shëndetësi.

“Kemi hasur në rezistencë të fuqishme lidhur me kërkesat që të regjistrohen pacientët në ordinanca, pasi konsiderojnë se në këtë mënyrë do të varen nga pronarët e ordinancave de nuk do të kenë liri të mjaftueshme të dalin të vetëm në treg, të hapin ordinanca të tyre dhe të mbledhin pacientë. Prandaj edhe mendojmë një formë hibride të modelit ku me të vërtetë mungesa e mjekëve është e madhe”, ka thënë Filipçe.

Ka shtuar se në disa pjesë të vendit me të vërtetë ka problem të gjenden mjekë të rinj të cilët do të punojnë në nivel primar.

I pyetur nëse kompania greke “Interkat” e ndërton Klinikën e re spitalore në Shtip pas prishjes së marrëveshjes nga ana e kësaj firme me nënkontraktues- Firma e Shtipit “Beton”, Filipçe ka thënë se firma greke e ndërton objektin, por jo me intensitet të madh.

“Ne jemi në fazë të fundit të nënshkrimit të aneksit me të cilën ajo kompani kërkon vazhdimin prej një viti, me çka fitojmë pëlqimin edhe nga banka e cila e financon këtë projekt. Shpresoj se në periudhën e ardhshme prej dy deri në tre javë procedurën zyrtare do ta përfundojmë dhe më këtë do të dalin numër maksimal i të punësuarve dhe do të fillojnë përsëri ndërtimin e objektit”, ka thënë Filipçe.

Ndërtimi i spitalit të ri klinik- Shtip sipas aneksit të ri të marrëveshjes do të përfundojë në vitin 2020.