Filipçe, ndërpritet tenderi për blerjen e testeve dhe reagenteve


Për shkak të ekzistimit të disa parregullsive në dokumentacion që rezultuan në vlerësimin e parë, u vendos që të ndërpritet procedura e tenderimit për blerjen e testeve dhe reagenteve për analiza biokimike, imunologjike dhe hematologjike.

Këtë e bëri të ditur ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili duke mohuar se ndërprerja e procedurës së tenderimit nuk u bë për shkak të presionit të mediave, sqaroi se se në tender është paraqitur vetëm një kompani, prandaj kjo shkakton dyshime shtesë.

“Për shkak të ekzistimit të disa parregullsive në dokumentacionet që tregoi vlerësimi i parë, vendosëm të ndërpresim procedurën etenderimit për blerjen e testeve dhe reagenteve për analiza biokimike, imunologjike dhe hematologjike . Gjatë periudhës së ardhshme do të vazhdojmë me zbatimin e planit për centralizim, dhe me këtë edhe me sigurimin e mbrojtjes më të madhe në pjesën e blerjeve” – tha ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.

Procedura e tenderimit është tërsisht e hapur dhe në përputhje me ligjin për furnizime publike, prandaj në çdo fazë mund të janë të pranishme të gjitha palët e interesuara, tha Fillipçe.

Ai njëherti theksoi se puna e minsitrisë do të vazhdojë të jetë e përqëndruar në përmirësimin e sistemit shëndetësorë, duke implemetuar sistemin dhe standardet evropjane. (TVM2)