Filipçe: Maqedonia asnjëherë nuk do ketë krizë për insulinë


Ministri i ri i Shëndetësisë, Vanko Filipçe, në konferencën e parë për shtyp premtoi se vendi asnjëherë nuk do të përballet me krizë për insulinë. Sipas ministrit problemi aktual është bërë për shkak të procedurës për furnizim me insulinë e cila do të korrigjohet.

“Kjo çfarë ka ndodhur, më nuk do të na ndodh asnjëherë. Problemi është në procedurë, nuk e ka për obligim që furnizuesi në afatin e saktë të shkruar të furnizojë insulinë, për atë do të ndryshohet procedura, që të mundemi të sigurojmë insulinë”, tha ministri Filipçe