Fetai terrorist, vrasësi në liri!

Abdulfetah Alimi, polici që shpëtoi nga vdekja deputetin Ziadin Sela më 27 prill 2017 vazhdon të paraqitet në gjyq si i akuzuar për “terrorizëm”, ndërsa Nikolla Vojminovski, i dënuar me 13 vite burg për “tentim-vrasje” po të Selës, arrin t’i ikë drejtësisë, shkruan gazeta KOHA.

Këshilli penal i Gjykatës penale nuk i ka pranuar kërkesën për amnisti të Abdulfetah Alimit, përkundër dëshmisë së vet Selës dhe shumë të tjerëve se pikërisht ai, edhe pse i sulmuar nga huliganët e 27 prillit, është personi që i shpëtoi jetën Selës. Abdulfetai vazhdon të paraqitet në gjyq, ndërsa Nikolla Vojminovski, i dënuar me 13 vjet burg për “tentim-vrasje”, arrin të ikë.