Festa “NATO- BE” ka kushtuar 180 mijë euro

Festa e organizuar nga Qeveria e cila i mbajt të shtunën nëpër 15 qytete të vendit ka kushtuar 179.500 euro. Qeverua sot ka dalë me informatë zyrtare ku është sqaruar se me këto para janë paguar artistët pjesëmarrës si dhe transporti dhe pajisja e personelit teknik, promovimi i ngjarjeve, aktivitetet grafike dhe vizuale dhe promocione, transmeton Medial.mk.

Sipas Qeverisë, festa ka kushtuar 11.900 euro për qytet.

Shkalla më e lartë e shpenzimeve kanë qenë honoraret e pjesëmarrësve ndaj të cilëve është paguar 75.500 euro.