Fëmijët në internet në ditë qëndrojnë prej dy deri në nëntë orë


Nëntë për qind e adoleshentëve mesatarisht  në ditë kalojnë më shumë se  nëntë orë në internet, 41,2 për qind  prej dy deri në pesë orë,  ndërsa deri në 2 orë 36,1 për qind, tregon anketa e Agjencisë për komunikime elektronike, e zbatuar  nga data 23 deri më 31 maj të këtij viti.

Pesëdhjetë e gjashtë për qind e amvisërive me persona të mitur të cilët qëndrojnë në internet nuk janë të vetëdijshëm se ekziston softuer pët kontroll prindëror  që fëmijëve do t’u mundësojë internet të sigurt. Softuer të tillë kanë instaluar  vetëm tetë përqind e amvisërive që janë të vetëdijshëm se ekziston.

Më shumë se gjysma (54 për qind) e të anketuarve që nuk kanë softuer të tillë interesohen për ta instaluar në të ardhmen, por shumica (91 për qind)  prej tyre  nuk e dinë se ku mund ta furnizojnë.

Sipas raportit të UNICEF-it, çdo i katërti fëmijë i moshës parashkollore dhe mbi gjysma e fëmijëve të cilët shkojnë në shkollë posedojnë së paku nga një aparat digjital, më së shpeshti “celular të mençur”, lap-top dhe tablet kompjutorë.