Fejsbuk ka përjetuar rënien më të madhe në histori


Fejsbuku filloi të punojë pas rënies më të madhe në histori por akoma ka probleme, njoftoi Si-En-En.

Nga kompania “Fejsbuk” theksuan se nuk punohet për sulme hakerësh, pa kumtuar më shumë detaje.

Gjithashtu, probleme të mëdha akoma kanë Insatgram, UatsAp dhe Mesinxher, aplikacione që janë në pronësi të Fejsbukut.

Problemet e para ndodhën mbrëmë rreth orës 17:00. Edhe pse Fejsbuku ngarkohej shumë persona paraqitën probleme me publikimet. Shfrytëzuesit e Instagramit, përsëri nuk mund të rifreshonin titullin, as të publikonin fotografi. Mirëpo, në mëngjes nga Instagrami njoftuan se problemet janë mënjanuar.

Fejsbuku herën e fundit probleme të këtilla kishte në vitin 2008. Mirëpo atëherë kishte rreth 150 milionë shfrytëzues, për dallim nga tani – 2,3 miliardë.

Kompania, e cila kryesisht financohet nga reklamat, kumtoi se hulumton se deri në cilën masë janë reflektuar problemet deri te reklamuesit, me mundësi që eventualisht t’u kthehen paratë.

Megjithatë, nuk është problemi i vetëm me të cilën ballafaqohet Fejsbuku. “Nju-Jork Tajms” publikoi se kundër Fejsbukut prokurorët e Nju-Jorkut kanë nisur hetim për shkak të të dhënave personale që ai rrjet social gjoja ka shpërndarë me grupe të tjera teknologjike.