Faza e fundit e ndryshimeve kushtetuese

Komisioni kuvendar për çështje kushtetuese do të fillojë debatin për amendamentet dhe raportin që Qeveria ia dorëzoi Kuvendit pas pesë debatet publike që u bënë në fazën e fundit të tretë të ndryshimeve kushtetuese.

Partitë kuvendare në këtë fazë përfundimtare kishin të drejtë të dorëzojnë amendamente shtesë, dhe ku afati për t’i propozuar ishte deri të shtunën që kaloi.

Pas debateve publike nuk kishte ndryshime të mëdha tek amendamentet. Vendimet e ASNOM-it u propozuan të jenë si “vendimet e para që u miratuan në e seancën e parë. Në amendamentin e 36-të të propozuar, sa i përket kujdesit ndaj diasporës vendosen edhe bashkësitë në pajtim me partitë opozitare shqiptare.

Mbetet i pandryshuar edhe amendamenti që ka të bëjë me ndryshimin e emrit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë Veriore.

Seanca kuvendare ku duhet të votohen amendamentet kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi njoftoi se pret të caktohet pas festave të krishtlindjeve, 9 janari. Pritet që i gjithë procesi i ndryshimeve kushtetuese të mbarojë në mes të janarit. NDryshimet kushtetuese miratohen me shumicë prej dy të tretave të arritur në Kuvend. Votat e tetë deputetëve nga grupi i pavarur i deputetëve janë të kushtëzuar me procesin e pajtimit.