Fati i Maqedonisë, përsëri në duart e Ali Ahmetit


Nuk ka dyshim se lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe subjekti që ai drejton kanë pasur dhe kanë rol kyç në situatën e Republikës së Maqedonisë, qysh nga paraqitja në skenën politike.

Në vitin 2001, gjatë konfliktit të armatosur shqiptaro-maqedon, atëherë si udhëheqës politik dhe komandant UÇK-së, ishte faktori kryesor për arritjen e Marrëveshjes së Ohrit, me çka do të ju garantoheshin shqiptarëve në Maqedoni të drejtat dhe përfaqësimi adekuat në institucionet shtetërore.

Me themelimin e subjektit që sot drejton Ali Ahmeti, BDI-në, gradualisht shqiptarët filluan të sistemohen në gjitha institucionet shtetërore në masë të madhe, si dhe të udhëheqin me organet më të larta të pushtetit shtetëror.

Si rezultat i kësaj sot organi ligjëvënës i Maqedonisë udhëhiqet nga një shqiptarë gjegjësisht ish- komandant i UÇK-së, Talat Xhaferi.

Megjithatë, sot, Maqedonia gjendet përballë një sfide që mund ta quajm “To be, or not to be” .

Më 30 Shtator, qytetarët e Republikës së Maqedonisë, do të vendosin përmes referendumit se a janë për një Maqedoni europiane apo do të rrezikojnë edhe vetë ekzistencës e Maqedonisë.

Kuptohet se këtë sfidë kryeministri aktual Zoran Zaev, nuk ka asnjë shans ta kaloj i vetëm duke pasur parasysh mbështetjen e zbehtë nga elektorati në bllokun maqedonas që kanë ende dyshime në lidhje me orientimin e tyre.

Në këtë rast pa mbështetjen dhe angazhimin e plotë të liderit të BDI-së, në fushatën e Referendumit për një Maqedoni europiane, suksesi i këtij të fundit as nuk mund të paramendohet.

Andaj, gatishmëria e të parit të BDI-së, dhe mbështetja që gëzon nga elektorati shqiptarë për ta realizuar vizionin e tij dhe të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë, anëtarësimin në NATO dhe BE, bën të kuptojmë se fati i shtetit të Maqedonisë ndodhet në duart e liderit të BDI-së, Ali Ahmetit.