Fadil Zendeli i kundërpërgjigjet Artan Grubit: Nuk jemi makineri votuese e BDI-së


Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes Besa-krahu i Tetovës, i është kundërpërgjigjur Artan Grubit për akuzat e tij për gjoja bllokim te punëve të kuvendit, nga ana e Besës.

Por, tij, është hipokrizi që BDI e cila mbi 10 vjet bashkëqeverisi me OBRM-PDUKM-në, të akuzojë për bashkëpunim me këtë parti. Ai tha se nuk ka pasur informatë për kandidatin për gjykatës, për të cilin dyshon se është kuadër partiak dhe nuk mund të shndërrohet në makineri votuese të LSDM-së dhe BDI-së.

Edhe gjatë seancës së sotme plenare, ku në rend dite ishin disa ligje me procedurë të shkurtuar, Kuvendi u ballafaqua me mungesë të kuorumit. Për shkak të mungesës së numrit për kuorum, kryeparlamentari Talat Xhaferri ua tërhoqi vërejtjen koordinatorëve të grupeve parlamentare të LSDM-së dhe BDI-së, Tomisllav Tuntev dhe Ejup Alimit që të mbledhin në sallë deputetët e tyre.