Eurokomisari Han e përshëndeti ratifikimin e Marrëveshjes me Bullgarinë

Eurokomisari për politikë fqinjësore dhe zgjerim Johanes Han në Tuiter e përshëndeti ratifikimin e sotëm të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

“Ky është një hap i rëndësishëm në drejtim të vërtetë në rrugën e vendit drejt BE-së. Marrëveshja gjithashtu është kthesë në marrëdhëniet e mira fqinjësore për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, shkruan në postimin e eurokomisarit Han në Tuiter.

Deputetët sot në seancën e 30-të të Kuvendit me 61 vota “për” dhe një “i përmbajtur” e votuan Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë. Në punën e Parlamentit nuk morën pjesë deputetët e partisë opozitare VMRO-DPMNE.

Marrëveshja midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë u nënshkrua më 1 gusht të vitit 2017 nga kryeministrat e të dy shteteve, Zoran Zaev dhe Bojko Borisov, për shkak të përforcimit të marrëdhënieve të ndërsjella miqësore, avancim të fqinjësisë së mirë, zhvillim të marrëdhënieve të ndërsjella të gjithanshme, në pajtueshmëri të së drejtës ndërkombëtare