Është hequr masa e arrestit shtëpiak për Stevço Jakimovskin


 Gjykata penale në Shkup e hoqi masën e arrestit shtëpiak për ish-kryetarin e Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski.

“Për shkak të interesit të disa mediumeve rreth masës për sigurim të pranisë për S.J. i cili me propozim të Prokurorisë publike për ndjekje të krimit të organizuar prej 19 marsit të këtij viti ndodhet në arrest shtëpiak, e informojmë opinionin se nga prokurori kompetent publik, tek gjykatësi i procedurës paraprake më 12.09.2019 është parashtruar propozim dhe caktim i masës së kujdesit. Pas shqyrtimit dhe vlerësimit të propozimit, e njejta është fuqizuar nga gjykatësi dhe masa e arrestit shtëpiak është hequr, ndërkaq janë caktuar masa të tjera më të buta të kujdesit”, kumtojnë nga Gjykata.

Gjykata penale i caktoi Jakimovskit arrest shtëpiak në mars të këtij viti. Ai së bashku me katër persona të tjerë dyshohet se kanë kryer vepër penale keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar gjatë periudhës prej vitit 2011 deri në vitin 2017 gjatë veprimit rreth kërkesës për konstatim të statusit juridik të objekteve të locuara në rr. “Ilindenska”.