Është anuluar sërish seanca gjyqësore për rastin e Almirit

Për së dyti herë anulohet seanca kur duhet të shqiptohen fjalët përfundimtare, për rastin e Almir Aliut, transmeton Express.

Seanca është anuluar për shkak të mbledhjeve të cilat janë mbajtur në Prokurorinë Republikane Publike dhe nga kjo prokurori ende nuk kanë dalë me ndonjë qëndrim lidhur me atë nëse do të lejojnë rikuakualifikimin e lëndës ose jo. Herën e kaluar gjykimi për fjalët përfundimtare u anulua me kërkesë të avokatit të familjes Aliu Asmir Alispahiq, për shkaqe objektive.

Seanca e ardhshme është caktuar për më 19 dhjetor. I akuzuar për vrasjen e Almirit është Boban Iliq. Ndërsa, babai i Almirit dhe dy familjarët e tjerë akuzohen për vepër penale “dhunë”.