ESHS: Nga Maqedonia në vitin 2016 janë larguar 440 shtetas


Nga Republika e Maqedonisë në vitin 2016 janë zhvendosur vetëm 440 qytetarë, tregojnë të dhënat zyrtare nga Enti shtetëror për statistikë.

Në krahasim me vitet paraprake, trendi shënon ulje. Në vitin 2015 nga Maqedonia janë zhvendosur 767 persona, në vitin 2014 – 740 persona , në vitin 2014 – 945 persona, ndërsa në vitin 2012 vendin e kanë braktisur 1.330 persona.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga ESHS-ja në Publikimin e dedikuar emigrimeve, në vend në vitin 2016 kanë emigruar 283 qytetarë të Maqedonisë, ndërsa në vitin 2012 – 396 qytetarë.

Në kuadër të emigrimeve të brendshme në vend, 6.869 persona kanë emigruar nga njëra komunë në tjetrën.