Era Istrefi pjesë e këngës zyrtare të Botërorit në Rusi


Këngëtarja e Kosovës Era Istrefi bashkë me aktorin e famshëm botërorë Will Smith dhe këngëtarin Niki Jam do të këndojnë këngën e Botërorit që këtë vit do të mbahet në Rusi.

Botërori do të mbahet në 11 qytete dhe 12 stadiume dhe fillon më qershor dhe mbaron një muaj më vonë. Sipas mediumeve botërore këngëtarja kosovare Era Istrefi nën shoqërinë e Will Smith dhe Niki Jam do të jenë performuesit e këngës zyrtare të Botërorit.

Kënga e Istrefit gjatë tërë Botërorit do të jetë aktive mirëpo premierën e saj e ka në ditën e hapjes por Kampionati Botëror do të përfundon poashtu me këtë këngë.

Sa i përket aktorit Will Smith ai me këtë këngë pas një periudhe më të gjatë do të rikthehet në skenën muzikore pas një karriere të bujshme në fushën e aktrimit.