(Video) Era e pelenave në një banesë në Aerodrom ngriti në këmbë policinë, ARM-në dhe zjarrfikësit


Era e pelenave të cilat ishin të hedhura në të gjitha anët në një banesë në lagjen Aerodrom, ishte shkaktare për aktivizimin e Armatës, policisë, zjarrfikësve si dhe kryetarit të Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme.

Në videon e publikuar nga Tv24 shihen hapsira të papastruara, enë të palara dhe bërlloqe të shumta. Era e keqe ka detyruar banorët e ndërtesës në afërsi të Q.T “Skopjanka” në Aerodrom që të qëndrojnë jashtë më shumë se 5 orë. Ata u evakuan me gaz maska nën frikën se bëhet fjalë për ndonjë mjet që mund të shpërthej.