Epidemia e fruthit në Shkup, fëmijët e pa vaksinuar nuk do të pranohen në kopshte


Ministria e Shëndetësisë shpalli epidemi të fruthit në rajonin e Qytetit të Shkupit, pasi paraprakisht ishin regjistruar 12 raste të reja të infektuar nga kjo sëmundje. Të gjithë 12 personat e porsa infektuar nuk ishin të vaksinuar.

Prej 12 rasteve të reja, gjashtë janë konfirmuar, ndërsa të tjerët kanë pasqyrë tipike klinike. Për ta informacione shtesë nga Ministria paralajmëruan për nesër.

Si pjesë e masave të cilat sot në konferencë për shtyp i paralajmëroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, janë vaksinimi i obligueshëm i fëmijëve të pa vaksinuar, si dhe ndalesë që të dërgohen në kopshte fëmijë të pa vaksinuar.

Fruthi konsiderohet si sëmundje e rëndë, e cila mund të shkaktojë ndezje të rëndë të mushkërive dhe meningjit.