Ende nuk kanë përfunduar hallet për të dënuarit e Monstrës


Fletarrestet ndërkombëtare për Alil Demirin dhe Afrim Ismailoviqin të dënuar në rastin Monstra ende janë aktive edhe pse para 20 ditëve pas pesë viteve të kaluara në burg, u liruan katër të dënuarit tjerë në rastin Monstra, që gjendeshin në burgun e Shutkës, shkruan Fokus.

Demiri dhe Ismailoviq gjenden në Kosovë, ku janë liruar nga gjykata për shkak të mungesës së dëshmive kundër tyre, mirëpo fletarrestet kundër tyre ende janë në ueb faqen e policisë maqedonase, transmeton Gazeta Lajm.

Nga MPB kanë deklaruar për Fokus se fletarrestet e shpallura për ndonjë person nuk tërhiqen pa u vërtetuar vend ndodhja e tyre.