Emri: Përfundoi telefonata e dytë mes Zaev dhe Cipras


“Nezavisen Vesnik” mëson se sapo ka përfunduar telefonata e dytë mes dy kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras. Sipas burimeve tona, rezultati dhe detajet e bisedës së dytë telefonike akoma nuk dihen dhe janë mister, mirëpo sipas paralajmërimeve të kryministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev pritet shumë shpejt këto detaje të bëhen publike me qëllim që opinioni nga afër të njihet me bisedën e dytë telefonike me homolgun grek Cipras.