Emri, një takim koordinues midis partive politike shqiptare do të ishte i dobishëm


Një takim i përbashkët midis krerëve të partive politike shqiptare për çështjet aktulae politike në Republikën e Maqedonisë, kontestin e emrit dhe gjuhën shqipe është mëse i nevojshëm, thonë për Zhurnal analist politik.

Analisti, Qenan Aliu thotë se me keqardhje më duhet të konstatoj ,se për takime mes partive politike shqiptare për çështje shumë të rëndësishme gjithëherë është e nevojsme, por lidershipet shqiptare janë në gjumë, janë kapricioz dhe bajraktarë.

“Lidershipet më shumë shiten populist me urime, megalomani dhe ekzagjerime tjera populiste dhe mashtruese. Vetëm pak kthehuni i thanë shqiptarëve se është festë kombëtare sjellja e Ligjit për gjuhët duke e etabluar ate si ligji për gjuhën shqipe. Këto janë paraqitje mjerane dhe nuk ka se si mund të kualifikohen ndryshe përveç se injorancë apo mashtrime ordinere. Dhe kur jemi tek çështja e emrit, në këtë fazë aktualisht që po zhvillohen agjendat lidhur me këtë temë, faktori shqiptarë për këtë temë është i vonuar disa vite, ky ndërim i emrit është interes dhe kontest që tani dëshirojnë ta zgjidhin fuqitë e mëdhaja për çështje politike gjeo-strategjike, lidershipet shqiptare në Maqedoni vetëm se janë sehirxhi zyrtarë të politikës”, thotë për Zhurnal, Qenan Aliu, analist.

Ai thekson se duhet të jemi të qartë se zgjidhja e këtij kontesti është punë e kryer dhe se kah mesi i shkurti do të etablohet propozimi për opinion këtu dhe tek fqiun jugorë si balon testues.

“Ky rast mund të dështojë vetëm nëse pala në rastin konkret Maqedonia nuk do të pajtohet, sepse pala greke ka trysni që të pajtohet me variantin e kompromisit që është zhvilluar deri më tani. Nëse Maqedonia eventualishtdo të detektohet si pala që nuk pajtohet për kompromis do të mbetemi vend i izoluar dhe me trusni të papara, ndërkaq politikanët që do të kundërshtojnë kompromisin do të izolohen skajshmërishtë dhe do të shmangen nga skena politikenë forma të ndryshme”, thekson Aliu.

Më shumë profitues, shton ai, në aspektin politik do të jenë subjektet që do të përkrahin kompromisin. Ju lutem emri nuk asocon në ndjenjën kombëtare as emri i shtetit nuk asocon në këtë.

“Ky vende ka patur disa emra deri më tani nga viti 1944. Ishte- Maqedonia Federale Demokratike (DFM) – Republika Popullore e Maqedonis ( RPM ), – Republika Socialiste e Maqedonisë-1944 vj.,- Republika e Maqedonisë- 1991 vj.,- Ish republika Socilaiste e jugosllavisë ( FYROM/ BJRM- 1993 vj. Faktet historike janë konkrete identiteti nuk mundë të cënohet ,ajo është ndjenjë dhe e drejtë universale e gjithë secilit, ndërkaq emri i shtetit është kategori e ndryshueshme konform parametrave historik, demografik, gjeografik e numerik. Dhe krejt në fund lidershipet shqiptare thënë troç për këtë temë kanë qenë ,,hostesa politike,, nga njëherë si zyrtarë e nga një herë si vullnetarë”, potencon për Zhurnal, Qenan Aliu, analist.

Nga ana tjetër analisti politik, Faik Krasniqi vlerëson se Maqedonia është shtet edhe i shqiptarëve dhe çdo çështje që ka të bëj me këtë shtet, duhet t’i shqetësoj edhe shqiptarët, edhe pse ky problem mes sllavomaqedonasve dhe grekëve është krijuar për shkak të mohimit të identitetit të këtyre të parëve.

“Maqedonia është shtet edhe i shqiptarëve dhe çdo çështje që ka të bëj me këtë shtet, duhet t’i shqetësoj edhe shqiptarët, edhe pse ky problem mes sllavomaqedonasve dhe grekëve është krijuar për shkak të mohimit të identitetit të këtyre të parëve dhe nuk ka të bëj edhe aq shumë me shqiptarët. Sidoqoftë, një takim koordinues midis partive politike shqiptare, për të më të përgatitur për çështje të mëdha, do të ishte gjë e dobishme”, vlerëson për Zhurnal, Faik Krasniqi, analist. /Zhurnal