Emri, javën e ardhshme takim i ri i Nimic-Dimitrov-Koxias


Takim i ri në kuadër të procesit për negociata nën ndërmjetësim të ndërmjetësuesit Methju Nimic në nivel ministror do të mbahet javën e ardhshme, konfirmoi në konferencën e sotme për shtyp në kryeministri Zoran Zaev.

“Shpresoj se që javën e ardhshme nën udhëheqësinë e Methju Nimicit do të mbahet takim midis dy ministrave si nivel i ri i procesit të negocimit që është dakorduar”, tha Zaev në konferencën për shtyp kushtuar takimit të Qeverisë dhe Agjencisë të Rinisë dhe Sportit me punonjës të sportit.