Emri i Maqedonisë, Ivanov refuzon të firmosë marrëveshjen me Greqinë


Presidenti i vendit, Gjeorge Ivanov, përmes një komunikate për shtyp ka bërë të ditur edhe vendimin e tij zyrtar që të mos e nënshkruaj Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për emrin me Greqinë. “Në kryerje të funksionit të Presidentit të Republikës së Maqedonisë gjithmonë veproj me përgjegjësi dhe të drejtat e mia dhe detyrimet i kryej brenda kornizave të Kushtetutës, ligjeve dhe interesave të Republikës së Maqedonisë”, thuhet mes tjerash në njoftimin me shkrim të presidencës.