Emri i Maqedonisë, Dimitrov: Jemi në fazën finale

Vlerësimi se negociatat janë në fazën finale e ka konfirmuar edhe shefi i diplomacisë maqedonase Nikolla Dimitrov.

Dimitrov për agjencinë greke ANA-MPA-në thotë se shpreson se deri në Samitin e BE-së në 28 qershor të gjendet zgjidhje dhe shton se mbrëmë ka pasur “takim të mirë” me homologun e tij grek.

Shefi i diplomacisë maqedonase në deklaratë ka thënë se konsultimet vazhdojnë në nivel teknik me ekspertë juridik nga të dyja vendet dhe vlerësoi se gjatë javës pritet të zhvillohet bisedë telefonike mes dy kryeministrave.

“Në lidhje me takimin që sot e pati me ministrat e punëve të jashtme të BE-së, Dimitrov tha se i ka informuar për rrjedhën e negociatave, për përpjekjet që po bëhen në nivel bilateral për gjetjen e zgjidhjes së çështjes së emrit, si dhe për atë se sa do të ishte me rëndësi zgjidhja e kësaj çështje për gjithë rajonin e Ballkanit”, shkruan agjencia greke, duke i transmetuar edhe qëndrimet e shefit të diplomacisë maqedonase.