Emri, Dimitrov takohet me Zaevin


Siç është paralajmëruar në dyer të mbyllur Ministri i punëve të jashtme Nikolla Dimitrov do të realizon takime të ndara me kryeministrin Zoran Zaev, liderët e BDI-së dhe VMRO  – DPMNE-së, Ali Ahmeti dhe Hristijan Mickovski dhe spikerin e Kuvendit Talat Xhaferi.

Sipas burimeve të “Nezavisen” Dimitrov serinë e takimeve e ka filluar me kryeministrin Zoran Zaev, me të cilin ka biseduar për çështjen e emrit dhe me të është në komunikim të përhershëm. Brifingu i Dimitrovit ka të bëjë me takimin e tij në Vjenë me Nikos Koxias dhe zhvillimet më të reja rreth çështjes së hapur me emrin.