Emri, bisedimet Greqi-Maqedoni në Nju Jork më 17 janar

Raundi i parë i bisedimeve për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë këtë vit janë caktuar më 17 janar në Nju Jork, mëson REL nga burime brenda Ministrisë për Punë të Jashtme.

Siç mësohet, Maqedonia dhe Greqia kërkojnë nga ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara, Metju Nimic, që ti intensifikojë kushtet të cilat i solli për zgjidhjen e çështjes së emrit. Pas takimeve në Bruksel më 12 dhjetor mes Nimiç dhe negociatorëve nga Maqedonia dhe Greqia, ndërmjetësuesi tha se do të ketë takime në janar, shkurt, mars. Sipas Nimiç çështja e emrit munde të zgjidhet këtë vit.