Emri, Besa e Gashit: Republika BDItase e Maqedonisë


Akoma pa filluar Qeveria e re e zgjeruar në të cilën do të participojnë Lëvizja BESA e Gashit dhe PDSH në koalicionin LSDM dhe BDI, janë ndezur kacafytjet. Gjithçka ka të bëjë me propozimin e ri për emrin, dhe ate kjo kacafytje në raportet mes Lëvizjes BESA dhe BDI-së, informon INA.
Ka qenë nënkryetari i Lëvizjes BESA nga Shkupi, Zeqirija Ibrahaimi që përmes një opinioni në Facebook ka thumbuar BDI, por edhe krerët e kësaj partie, Artan Grubin dhe Bujar Osmanin.
Ibrahimi në opinionin etij e quan Artan Grubin “Zllatan” ndërsa Bujar Osmani “Blagoroden”!, por ironizon edhe emrin e ri duke thënë se duhet një propozim “Republika BDItase e Maqedonisë”. Nga ana tjetër, në BDI nuk kanë komentuar këto veprime të Ibrahimit.