“Emri”, Athina zyrtare nuk mirëpret takimin Zaev dhe Cipras


Takimi mes kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev dhe atij Grek Aleksis Cipras për çështjen e emrit, përgjithësisht u vlerësua pozitivisht në Shkup por jo edhe në Athinë. Partia opozitare greke, “Demokracia e re” theksoi se, për të arritur zgjidhjen e çështjeve komplekse, është e nevojshme eliminimi i irredentizmit dhe ndryshimi i Kushtetutës të Maqedonisë, të cilën ata vazhdojnë ta quajnë si “Fqinji verior”. Kjo parti ka ngritur dyshime se kryeministri Cipras bisedimet me Maqedoninë po i zhvillon kundër interesave nacionale të Greqisë. Kreu i “Demokracisë së re” Kirjakos Micotakis, nga foltorja e Parlamentit Grek porositi se “Nuk do lejojnë që t’i ndajnë Grekët për t’i bashkuar Shkupjanët”.

Plotësisht e justifikojë popullin grek që nuk i beson kësaj qeverie. As unë nuk besojë se ju po merreni me këtë çështje kritike, sepse atë që ju dëshironi të arrini është që ta shfrytëzoni për pikë politike – tha Kirjakos Micotakis – Kryetar i “Demokracisë së re”.

Ndërkaq menjëherë pas përfundimit të takimit mes kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev dhe atij të Greqisë, Aleksis Cipras, shefi i diplomacisë greke, Nikos Kocias, përmes një statusi në Tuitter ka thënë se po i jepet fund irredentizmit dhe se po krijohen kushte për fqinjësi të mirë.

Me inercinë e tyre lejuan të ndërtohen “Aleksandër të Mëdhenj irredentist”. Ne tani me politikën e jashtme i japim fund irredentizmit. Populli do të shohë dhe do të gjykojë. Kushtet krijohen me aktivitetin tonë, e jo me inerci të kota -u shpreh Nikos Kocias, Ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë.

Ndërkaq Kryetari i Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian, Zhozep Daul, vlerësoi se takimi i djeshëm i kryeministrave paraqet “dritare të mundësive” për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar për emrin. Daul në një deklaratë për media tha se shpreson që do të ketë rezultate konkrete nga këto bisedime. Agjencia e lajmeve “Euroaktiv” thekson se qëndrimi i njeriut të parë të PPE-së është në kundërshtim me qëndrimin e anëtares së saj – partisë më të madhe greke Demokracia e Re, e cila e kundërshton mënyrën në të cilën Qeveria greke i zhvillon negociatat për emrin e Maqedonisë.

Shpresoj se do të gjendet zgjidhjeve e pranueshme për të dy palët dhe ne e përshëndesim këtë dritare të mundësive që mund të sjellë deri në rezultate konkrete – theksoi Zhosep Daul – Kryetar i PPE-së.

Ditë më parë në Selanik u zhvilluan protesta masive ku dhjetëra mijëra njerëz protestuankundër përdorimin të termit “Maqedoni” në emrin e ri të vendit. /Alsat -M