Emrat për rikonstruimin e qeverisë dërgohen sot në Kuvend

Pritet që kryeministri Zoran Zaev të dërgojë sot në Kuvend emrat e rinj të kabinetit qeveritar. Zaev njoftoi dje se tashmë janë marrë vesh për të gjithë emrat e rinj të ministrave dhe zëvendësministrave.
“Propozimi do të dërgohet nesër në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Jam i përgatitur dhe emrat janë konfirmuar”, njoftoi kryeministri Zaev.