Emërohen drejtorët e 8 institucioneve nacionale kulturore


Pas konkurseve të realizuara, ministri Kulturës Asaf Ademi ka emëruar drejtorë në tetë institucione nacionale me mandat 4 vjeçar.

Gordana Zmejkovska është emëruar drejtore në Bibliotekën “Grigor Përçiçev” në Ohër, Maja Andonovska – Ilievska  drejtore në Qendrën për kulturë në Manastir, Roska Ilieva në Qendrën për kulturë “Aco Gjorçev” në Negotinë, për drejtor në Teatrin kombëtar në Manastir me mandat të plotë ëshë emëruar Ivan Jerçiq.

Bllagoja Atanososki – në Entin për mbrojtje të përmendoreve të kulturës dhe Muzeun e Prilepit, Boban Huseinovski në Muzeun e Gjevgjelisë, Vaso Ristov, madje është emëruar drejtor në Operën dhe Baletin e Maqedonisë dhe Erdoan Maksut do të drejtojë Teatrin e turqve- Shkup, njoftojnë nga Ministria e Kulturës.