Emërohen 22 drejtorë të institucioneve nacionale kulturore


Janë emëruar drejtorët e 22 institucioneve kombëtare të Republikës së Maqedonisë, informojnë nga Ministria e Kulturës.

Drejtori i IP Ansamblit të valleve dhe këngëve popullore “Tanec” është emëruar Martin Vuçiq, drejtoreshë e IK Teatri i dramës – Shkup është emërua Viktoria Rangellova Petrovska, i IK Filarmonia e Maqedonisë – Shkup drejtor u emërua Viktor Ilievski dhe e IK Shtëpia përkujtimore e Nënës Terezë – Shkup, Nafije Selmani.

Drejtoreshë e IKQK “Agimet e bardha” – Koçan u emërua Aleksandra Dimitrova, i IK Qendra e kulturës – Dibër u emërua Artin Spahiu i IK Biblioteka “Koço Racin” – Tetovë – Njomza Imeri Ismaili.

Simona Ugrinovska është emëruar drejtoreshë e IP Teatri kombëtar i Maqedonisë – Shkup, Mitko Shterjov u emërua drejtor i Institutit për Mbrojtjen e monumenteve të Kulturës dhe Muzeut – Shtip, Aco Maninski për drejtor të IP Institutit për Mbrojtje e Monumenteve të Kulturës dhe Muzeut – Strumicë, ndërsa Tase Perovski drejtor i IK për menaxhim me lokalitetin arkeologjik “Stobi”, – Gradsko. Natasha Popoviq është emëruar drejtoreshë e IK “Vera e Ohrit” dhe Todorçe Tasevski i IK Manifestimi “Mbrëmjet strugane të poezisë “.

Drejtor i IK Biblioteka Universitare “Shën Klimenti i Ohrit “- Manastir është emëruar Bojan Stefanovski, i IK Qendra konservatore – Shkup – Kole Çapkanovski, i IK Qendra konservatore – Gostivar – Ylber Zulfiqari, i IK Muzeu Kratovë – Bogdan Tanevski, i IK Qendra e kulturës Kriva Pallankë Mira Georgievski, i IKQK “Nikolla Jonkov Vapcarov ” – Dellçevë – Metodi Tolevski.