Ekziston mundësia që Abramoviçi ta shesë Çellsin për tre miliardë euro

Biznesmeni rus, Roman Abramoviç, mund t’ia shesë Çellsin britanikut më të pasur, Xhim Ratklif për gati tre miliardë euro, bëri të ditur “Tajms”.

Retklif, pasuria e të cilit vlerësohet rreth 25 miliardë euro, po mendon që të bëhet pronar i ish kampionit të Evropës, sepse Abramoviçi është i gatshëm që të tërhiqet pas 16 viteve kryesim me klubin londinez.

Miliarderi tashmë e bleu klubin e çiklizmit “Skaj”, ndërsa qëllimi i ardhshëm i tij është të marr  ekipin e Premier Ligës.

Abramoviçi e bleu Çellsin për “vetëm” 160 milionë euro, por para pak kohësh u distancua për shkak të problemeve politike.