Eksperti i mjekësisë ligjore: Sela ka mundur të vdesë


Në seancën e sotme gjyqësore eksperti i mjekësisë ligjore i cili ishte në cilësinë e dëshmitarit, shpjegoi se çfarë gjendje ka parë tek Zijadin Sela, si pasojë e goditjeve të njëpasnjëshme të një turmë njerëzish më 27 prill në Kuvend. Eksperti Zdravko Çakar, raporton Shenja, shpjegoi se goditjet më të rrezikshme për Selën kanë qenë ato në kokë.
“Qëndroj në raportin tim. Konstatuam se i dëmtuari ka pësuar lëndime të rënda që janë të rrezikshme për jetën. Lëndimi më i rëndë ishte ai në kokë pasi të dëmtuarit i është shtypur truri, sidomos nga ana e djathtë e ballit. Ka patur rrezik për jetë shkak i dëmtimit të indit të trurit”.