Edi Rama takohet me Presidentin e Francës Macron


Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë vizitës zyrtare në Paris të Francës u prit në takim zyrtar nga Presidenti i Francës Emmanuel Macron.

Takimi që u realizua në Pallatin Elysee, në Paris, u cilësua me peshë dhe rëndësi të veçantë për Shqipërinë sepse pjesë e bisedave mes Ramës dhe Macron ishte qëndrimi i Francës në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Siç tanimë dihet Shqipëria është në pritje të një vendimi nga ana e vendeve anëtare të BE-së në muajin qershor për hapjen e negociatave.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në “Facebook” postoi fotografi të takimit që kishte dje në Paris me Macron.